Mali i Zi, kritika ndaj votimit të deputetes Vukiçeviç kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Mali i Zi, kritika ndaj votimit të deputetes Vukiçeviç kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Votimi kundër raportit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës nga përfaqësuesja e Malit të Zi në Komisionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit për politikën dhe demokracinë, shkaktoi reagime të ashpra tek opozita në Malin e Zi.

"Vota e kryetares së delegacionit malazez Maja Vukiçeviç, e cila është përfaqësuese e partisë pro-ruse dhe pro-serbe, kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës mund të mbrohet me tezën se veprimi i çdo deputeti është i pavarur, por nuk mund të mbrohet nga fakti se një votim i tillë do të dëmtojë para ndërkombëtarëve reputacionin dhe politikën e jashtme të Malit të Zi”, tha deputeti i Partisë Social demokrate në opozitë, Milosh Gjuriçkoviç.

Gjuriçkoviç tha se një qëndrim i tillë shkakton shqetësim sepse vjen nga deputetja Vukiçeviç, e cila përfaqëson partinë e shumicës parlamentare dhe sipas paralajmërimeve së shpejti do të jetë pjesë e qeverisë.

Deputeti i opozitës Gjuriçkoviç, vuri në dukje se votimi kundër i deputetes Vukiçeviç, si dhe veprimet e kryetarit të parlamentit, Andrija Mandiç, dërgojnë mesazhin se Mali i Zi nuk është partner i besueshëm dhe se politika e jashtme e Malit të Zi nuk është më në përputhje me politikën e jashtme të BE-së.

Edhe Partia Demokratike e Socialistëve e ish-presidentit Milo Gjikanoviç ka reaguar ndaj votimit kundër të deputetes malazeze në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Përfaqësuesi i kësaj partie Milosh Nikoliç tha në platformën X tha se Ministria e Jashtme duhet të sqarojë qëndrimin e saj.

"A i mbështet qeveria këto pikëpamje dhe a ka Mali i Zi një politikë të jashtme të bashkuar?”, thuhet në postimin e tij.

Kjo sipas Nikoliç dëshmon se partitë pro-serbe dhe pro-ruse janë ideologë të qeverisë së re dhe se ky gjest do të dëmtojë marrëdhëniet në rajon.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI