Mali i Zi në NATO, Meta: Vlerë
për stabilitet, siguri e demokraci

Mali i Zi në NATO, Meta: Vlerë<br />për stabilitet, siguri e demokraci
Tiranë - Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka përshëndetur vendimin e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut, NATO, për të ftuar Malin e Zi të hapë negociatat e anëtarësimit.

Në një njoftim për mediat, Meta ka theksuar se ky vendim ishte konsiensual, në radhët e Ministrave të Punëve të Jashtme të Këshillit të Atlantikut të Veriut, ndërkohë që e konsideron ftesën si një vendim historik dhe një konfirmim të politikës së dyerve të hapura të NATO-s në shërbim të sigurisë, stabilitetit dhe të mbrojtjes së vlerave demokratike të vendeve të rajonit.

Reagimi i Metës vjen pas ftesës që kreu i NATO i bëri Malit të Zi për anëtarësim të saj në këtë organizatë.


Ja deklarata e plotë e tij
 
“NATO konfirmoi vendin e natyrshëm të Malit të Zi. Kjo është një ditë e mirë për Aleancën tonë dhe për të gjithë rajonin. Urime edhe një herë popullit mik malazez dhe mirëpresim kontributin e fqinjit tonë në gjirin e familjes së vendeve demokratike euro-atlantike”.


Redaksia Online
(F.T. shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Kaosi dhe zjarri para Parlamentit, Kuvendi: Deputetët shkaktarë do paguajnë dëmin, do u mbahen nga paga! Karriget të paguara me taksat e qytetarëve, jo të tyret!

Kaosi dhe zjarri para Parlamentit, Kuvendi: Deputetët shkaktarë do paguajnë dëmin, do u mbahen nga paga! Karriget të paguara me taksat e qytetarëve, jo të tyret!