Mali i Zi, në Tuz, shqiptarët formojnë administratën dhe strukturat e qeverisjes

Mali i Zi, në Tuz, shqiptarët formojnë administratën dhe strukturat e qeverisjes

Pas votimeve të 3 Marsit, ku banorët e komunës me shumicë të popullsisë shqiptare zgjedhën kryetarin e ri, Tuzi drejtohet nga vetë Shqiptarët duke i dhënë fund pas 63 vitesh, administrimit nga bashkia e Podgoricës.

Në zgjedhje, Partitë shqiptare marrën pjesë të bashkuara në siglën “Forumi shqiptar” dhe me sloganin “Malësia na bashkon”.

Koalicioni fitues “Malsia na Bashkon” dhe kryetari i ri Nikë Gjeloshaj, kanë arritur të formojnë administratën, të ndërtojnë strukturat e qeverisjes dhe  buxhetin e vitit 2019, duke i hapur rrugë projekteve të para.

Shqiptarët “zot” në shtëpinë e tyre, kërkojnë investime dhe shpresojnë se të mbahen premtimet e dhena në fushatë.

Pasi fituan betejën për të drejtuar Komunën e Tuzit, shqiptarët e Tuzit shpresojnë të vazhdojnë të jenë të bashkuar dhe besojnë në përmirësimin e situates social ekonomike

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 70 persona brenda, mes tyre 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 70 persona brenda, mes tyre 3 të vdekur