Mali i Zi, Nishani me Krivokapiç:
Mbështje në anëtarësimin në NATO

Mali i Zi, Nishani me Krivokapiç:<br />Mbështje në anëtarësimin në NATO
Presidenti i Republikës Bujar Nishani, gjatë vizitës shtetërore në Mal të Zi, zhvilloi një takim edhe me Kryetarin e Parlamentit të Malit të Zi Ranko Krivokapiç me të cilin bisedoi mbi marrëdhëniet dypalëshe si dhe mundësinë e ruajtjes dhe forcimit të bashkëpunimit mes parlamenteve të të dy vendeve.

Presidenti Nishani vlerësoi rolin e luajtur nga Kryeparlamentari i Malit të Zi Krivokapiç në krijimin e marrëdhënieve të ngushta të krijuara ndër vite mes dy parlamenteve të të dy vendeve, si dhe theksoi nevojën e vijimit të këtij bashkëpunimi në të mirë të proceseve integruese që Shqipëria dhe Mali i Zi po ndjekin në këtë moment.

Kreu i Shtetit vlerësoi progresin e Malit të Zi në negociatat e anëtarësimit në BE dhe NATO, duke e garantuar zotin Krivokapiç se Shqipëria, si vend anëtar i Aleancës, do të vijojë ta mbështesë anëtarësimin e Malit të Zi në Aleancën e Atlantikut të Veriut.

“Shqipëria beson tek politika e dyerve të hapura dhe anëtarësimi në NATO, jo vetëm do të konfirmojë progresin e bërë nga Mali i Zi, por do t’i shërbejë edhe forcimit të mëtejshëm të Aleancës dhe sigurisë në hapësirën Euro-Atlantike” u shpreh Presidenti Nishani.

Presidenti i Republikës shprehu nevojën e intensifikimit të kontakteve mes dy parlamenteve si dhe besimin se diplomacia parlamentare dhe strukturat e parlamenteve të dy vendeve do të mbështesin të gjitha iniciativat dhe angazhimet dypalëshe dhe rajonale. Njëkohësisht Kreu i Shtetit shprehu besimin se përfaqësuesit e pakicës kombëtare shqiptare të zgjedhur në Parlamentin malazez do të shërbejnë jo vetëm si urë lidhëse, por do të bëhen lokomotivë e këtij bashkëpunimi dypalësh.

nishani

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Pas ndërhyrjes kirurgjikale, Rama i kthehet aktivitetit të përditshëm

Pas ndërhyrjes kirurgjikale, Rama i kthehet aktivitetit të përditshëm