Mali i Zi, Nishani takon komunitetin
shqiptar në Tuz: Ruajmë vlerat tona

Mali i Zi, Nishani takon komunitetin<br />shqiptar në Tuz: Ruajmë vlerat tona
TUZ - Presidenti i Republikës Bujar Nishani në kuadrin e vizitës shtetërore në Mal të Zi zhvilloi edhe një vizitë në komunën urbane me shumicë shqiptare të Tuzit, ku vizitoi Shkollën 9-vjeçare Mahmut Lekiç, si dhe u takua me përfaqësues të partive politike dhe të zgjedhurit vendorë të kësaj komune.

Në pritje të Presidentit të Republikës kishin dalë drejtuesit, mësuesit dhe nxënësit e Shkollës Mahmut Lekiç si dhe shumë prindër, të cilët përshëndetën Presidentin e Shqipërisë. Presidenti Nishani i falënderoi për pritjen e ngrohtë dhe emocionuese si dhe shprehu kënaqësinë dhe mirënjohjen për mësuesit e kësaj shkolle, por edhe për të gjithë ata që me përkushtim dhe pasion u kanë mësuar e trashëguar brezave të rinj gjuhën, kulturën dhe traditat e lashta shqiptare.

Kreu i Shtetit u shpreh se një nga vlerat e çmuara të shqiptarëve ndër shekuj ka qenë respekti ndaj tjetrit, nga ku buron dhe e drejta legjitime e universale për t’u respektuar në mënyrë reciproke.

nishani

Ndërsa në takimin me përfaqësuesit e partive politike dhe të zgjedhurit vendorë të komunës urbane të Tuzit, Presidenti i Republikës i informoi ata mbi takimet e zhvilluara me përfaqësuesit më të lartë të shtetit malazez dhe mbi mesazhet e përcjella. Duke vlerësuar rolin e komunitetit shqiptar në Mal të Zi si një faktor i rëndësishëm stabiliteti dhe urë lidhëse mes dy vendeve, Presidenti Nishani theksoi se gjeti mirëkuptim dhe angazhim maksimal e të sinqertë nga drejtuesit më të lartë shtetëror për të adresuar kërkesat e pakicës kombëtare shqiptare në Mal të Zi.

Kreu i Shtetit nënvizoi se do të mbështesë dhe ndjekë në vijimësi trajtimin e çështjeve që u diskutuan gjatë vizitës në Mal të Zi, ashtu sikurse vlerësoi maksimalisht rolin pozitiv që faktori shqiptar luan në procesin e integrimeve evropiane e euroatlantike të Malit të Zi.

nishani

Presidenti Nishani pasi u njoh me problematikat me të cilat ballafaqohen shqiptarët e Malit të Zi dhe përfaqësuesit e tyre politik në nivel qendror dhe lokal, përcolli vlerësimet për kontributin ndër vite që shqiptarët në Mal të Zi, por edhe në të gjithë rajonin, kanë dhënë në dobi të paqes e sigurisë në Ballkan, duke porositur që të punohet pa ndalur për ruajtjen, promovimin dhe pasurimin e identitetit kombëtar.  

nishani
 
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Pas ndërhyrjes kirurgjikale, Rama i kthehet aktivitetit të përditshëm

Pas ndërhyrjes kirurgjikale, Rama i kthehet aktivitetit të përditshëm