Mali i Zi pret turistë pa tampon dhe pasaportë vaksine, në rast infektimi me COVID mbulohen shpenzimet spitalore! Ambasada në Tiranë promovon mrekullitë natyrore malazeze

Mali zi është gati për të pritur turistë shqiptarë dhe ato nga rajoni pa pasur nevojën e tamponit apo një pasaporte vaksinimi anti COVID duke e bërë një vend ideal për një pushim të paharruar. Krahas sigurisë dhe ofertave të ndryshme, Mali i Zi merr përsipër edhe shpenzimet spitalore për ato që infektohen gjatë pushimeve.

Kur shumë vende në Botë kërkojnë pasaportat e vaksinimit ndaj Covid -19  apo një tampon negativ, në Mal të Zi funksionon gjithçka ndryshe. Shteti kufitar me vendin tonë,është plotësisht i hapur për të pritur shqiptarët dhe vizitorë nga rajoni, me risi në oferta dhe çmime shumë të arsyeshme, por edhe siguri.

Për turistë të relaksuar,  në hotele, akomodime private, plazh apo në restorante, do të zbatohen protokolle shëndetësore të higjienës dhe distancimin social. Dhe jo vetëm kaq. Për të gjithë ata që gjatë qëndrimit infektohen me COVID-19, Mali i Zi do ti mbuloj shpenzimet e trajtimit spitalor.

“Sot Organizata Turistike Kombëtare e Malit të Zi së bashku me organizata lokale është në Tiranë për ti treguar publikut shqiptar se çfarë ka për të ofruar Mali i Zi gjatë këtij sezoni turistik veror. Gjëja më e rëndësishme është se për të hyrë në mal të zi nuk nevojite PCR, dhe në rast se dikush sëmuret në Mal të Zi, shteti do ti mbulojë të gjitha shpenzimet e shërimit", tha Liliana Çukiç, menaxhere në Organizatë Turistike Kombëtare e Malit të Zi.

Me plazhet e gjata dhe të bukura, liqene të mrekullueshëm, manastire, qytete të vjetra,vende historike, male magjepsëse dhe jetë të egër shumë të pasur, Mali i Zi i mahnit të gjithë ata që e prekin nga afër. Budva, Kotorri, Tivati, Ulqini, Tivari, Rrugët panoramike, Kanioni Nevidio, Parqet kombëtare, Shpella e Lipës janë vetëm disa nga destinacionet që do të ju bënin të kalonit pushime të pa harruara.

“Ulqini mban epitetin si qyteti i rinisë. Është vendi më I sigurtë për njerëzit që vijnë me familje. Ulqini ofron diçka të veçantë. Ka plazhe shumë të bukura.”, tha operatori turistik i Ulqinit, Gëzim Hajdinaga.

“Situata në Budva është e stabilizuar. Mbi 30% janë të vaksinuar. Numri i të sëmurve është në rënie. Çmimet i kemi mbajtur në 2019. Janë në rënie dhe janë të përshtatura për turistët që vijnë nga rajoni”, tha operatorja nga Budva.

Malin e Zi është cilësuar si një nga destinacionet më tërheqëse për pushim, krah për krah me vendet si Japonia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Mbretëria e Bashkuar, nga lideri botëror në gjeografi, hartografi dhe hulumtim “National Geographic Traveller”, ne kuadër të listës së tyre "Më të mirat e botës 2021". Por edhe si një destinacion i sigurtënga Agjencia Botërore e Turizmit dhe Udhëtimit.

Me shumë kujdes ua zbulojmë vendet më pak të njohura të vendit tonë, por tejet tërheqëse dhe interesante për pushim, me theks edhe në ofertën gastronomike që është në përputhje me  fushatën "Mirë. Më mirë. Vendore." dhe "Në shoqërinë e natyrës".

Budva – destinacioni turistik malazias më tërheqës. Plazhet e mrekullueshme dhe ofertat e shumëllojshme gastronomike përbëjnë vetëm një pjesë të asaj që tërheqë një numër të madh turistësh për të vizituar këtë qytet. Këtë vit ju rekomandojmë turistëve të vizitojnë brendshmërinë e Budvës, të shijojnë shëtitjet në “rrugën e Jegorit” e cila lidhë bregun e detit me majën e Çelobrda dhe të vizitojnë mozaikun antik në kishën “SantaMaria in Punta " .

Ulqini - Në njërën nga plazhet e shumta rërore të rivierës ulqinake është ndjesi e veçantë të përjetohet kite surfingu ose magjia e specialiteteve lokale, me të cilat vizitorët, si rrallë ku, do ti presin nikoqirët miqësor. Të gjithë ata që vendosin këtë verë të vizitojnë Ulqinin i ftojme të bëjnë një shëtitje deri ne qytetin e vjetër të Shasit në afërsi të Liqenit të Shasit. Për adhuruesit e zogjve fare pranë është kriporja e Ulqinit, ku janë regjistruar 240 lloje të zogjve, e që përbën rreth 50% të numrit të përgjithshëm të racave të shpendëve në Evropë, në mesin e të cilave ka pelikanë shumë të rrallë, kormorant, prudnik me këmbë të gjata...

Tivari - Veçantia e Tivarit pasqyrohet në faktin se ka pesë kanione që janë ideale për kohën e lirë aktive të turistëve që kërkojnë adrenalinë dhe natyrë të paprekur, në të cilat nuk duhet të lëshoheni pa ciceron. Në ofertën e turizmit aktiv në rrethinat e Tivarit janë kanioni i lumit Rikavac, Megjureç, VruqaRijeka, si dhe kanioni i përroit të Nikeziqas dhe përroi i Perinit.

Kotorri - Sharmin e Kotorrit e bëjnë një rrjet rrugësh të ngushta, me kthina dhe sheshe të parregullta. Për shkak të autenticitetit dhe trashëgimisë kulturore e historike, Kotorri është në listën e UNESCO-s si një nga vendet e trashëgimisë kulturore botërore. Turistëve që kalojnë verën në Kotorr ju rekomandojmë të vizitojnë qytezën me stil  barok dhe pallate magjepsëse, Perastin, mozaikët romake në Risan, si dhe vendin Lipci qe është i njohur për vizatimet parahistorike të drerit në gur.

Tivati- Një destinacion i preferuar për turistët vendas dhe të huaj. Tivati është bërë një markë e njohur për shumë prej anijeve dhe jahteve më luksoze. Një risi është qe NikkiBeach, e cila ofron luks global brenda stilit të jetës dhe mikpritjes, ka hapur një hotel në Tivat. NikkiBeach ekziston që 20 vjet dhe ndodhet në 14 lokacione në mbarë botën dhe paraqet konceptin e parë origjinal të klubit ne plazh. NikkiBeachMontenegro ka një restorant dhe klub në plazh me një kapacitet prej 250 personash, ka hotel me 45 dhoma, fitnes dhe spaqender.

Herceg Novi është vend i përsosur për libra, filma, fotografi dhe muzikë. Këtë verë, turistët mund të vizitojnë një muze të ri - shtëpinë ku krijoi shkrimtari i njohur IvoAndrić. Poashtu, përveç fortesave dhe hapësirave të gjelbra të mirënjohura të HercegNovit, për adhuruesit e pushimit aktiv pranë është mali Orjen me shumë shtigje të sinjalizuara, ose fshati Zhlijeb që paraqet një tërësi ambientale të veçantë me pamje të shumta. Kushdo që niset nga drejtimi i Trebinjes për në Herceg Novi do të gezohet sepse pagesa në atë pjesë të rrugës është hequr këtë vit dhe çmimet në hotele janë më të ulëta deri në 30%.

Përveç shijimit të detit dhe diellit, Mali i Zi ofron shumë mundësi edhe për pushime aktive.

Lipska Pećina/Shpella e Lipes – Për një freski të vërtetë gjatë nxehtësive verore, ju rekomandojmë një udhëtim në Shpellën e Lipës, e cila ndodhet afër Cetinjes dhe gjysmë ore nga Budva ose Podgorica. Ka galeri të mahnitshme të bodrumeve nëntokësore, me vlera të veçanta speleologjike, ku temperatura është gjithmonë midis 8 dhe 12 gradë Celsius. Çmimet e turneut në shpellë: Të rriturit - 10,90 €; Fëmijë deri në 5 vjeç - 1 €; fëmijë 5 -15 vjeç. - 6,90 €; Paketa familjare - 29,90 €.

Vreshtat dhe bodrumet e verës - Mali i Zi është i njohur për traditën e gjatë të prodhimit të verës. Zona e Crmnica, afër Liqenit të Shkodrës, është rajoni më i famshëm i vreshtave. Verërat e vogla familjare paraqesin mundësinë më të mirë për degustim të verës nga llojet indigjene të rrushit, shijim të specialiteteve kombëtare dhe bukurive natyrore, në një mjedis autentik fshati. Për adhuruesit e vreshtarisë, është e pashmangshme një vizitë në një nga vreshtat më të mëdha dhe më të bukura në Malin e Zi në kompaninë “Plantazhet 13 korriku”. Shtrihet tridhjetë e tre kilometra nga deti Adriatik, përgjatë liqenit të Shkodrës dhe mbulon 2,300 hektarë ose rreth 11,5 milion hardhi.

Parqet kombëtare - Durmitor, Liqeni i Shkodrës, Llovqen, Biogradskagora, Prokletije/Bjeshket e Nemuna, ofrojnë një qëndrim të këndshëm në natyrë të paprekur me mundësi të shumta për pushime aktive. Ecja dhe çiklizmi, rafting, kayaking, shëtitja në shtigje tematike dhe edukative, peshkimi sportiv, vëzhgimi i shpendëve, janë vetëm disa nga aktivitetet që vizitorët mund të shijojnë.

Etno fshatra, hiking dhe çiklizëm, rafting – Një ditë, një natë ose qëndrim disa ditor në një nga eko fshatrat e shumta ofrojnë më së shumti diçka nga ajo “ndryshe”. Në afërsi të tyre janë zakonisht shtigje perhiking dhe çiklizëm, lumenj dhe liqene për lundrim ose rafting. Fshatrat eko-etno ofrojnë kuzhinë me specialitete lokale, por gjithashtu ndihmojnë në njohjen e mjedisit përreth.

KanioniNevidio - Për të gjithë adhuruesit e adrenalinës dhe bukurive natyrore, vendasit organizojnë një kalim nëpër kanion me pajisjet dhe udhëzuesit e nevojshëm.

Rrugë panoramike - Ofertën shumëngjyrëshe të veriut dhe jugut të Malit të Zi e lidhim me rrugët panoramike. Këtë verë ne ftojmë turistët të mos humbin rrugët panoramike, si më poshtë: Kurora e Malit të Zi, një rrugë 800 km e gjatë, fillon në Podgoricë dhe përfundon në Rozhajë, Deti dhe lartësitë, një rrugë që fillon nga Herceg Novi, vazhdon për në Kotorr dhe Llovqen, Rrethi rreth lugjeve pranë Podgoricës dhe Dy brigje magjike që lidhin Rivierën e Barit me Liqenin e Shkodrës.

K.T./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen