Prokuroria e Posaçme në Mali të Zi ngriti të mërkurën një akt-akuzë kundër policit Zoran Gashoviç, "për krime lufte kundër njerëzimit", të kryera në vitin 1992 në zonën e Haxhiqit në Bosnjë dhe Hercegovinë.
"Si pjesëtar i policisë civile serbe të Bosnjës, Gashoviç ka marrë pjesë në vrasje, zhvendosje të detyruar, torturë, persekutim mbi baza fetare dhe etnike, burgosje të paligjshme të personave dhe akte të tjera të ngjashme çnjerëzore", njoftoi prokurori i posaçëm, Vukash Radonjiq.
Zona e Haxhiqit ishte pjesë e komunës së Sarajevës, ku gjatë luftës në Bosnjë e Hercegovinë ishte nën kontrollin e ushtrisë së Republikës Serbe. Shumë nga banorët e saj u dëbuan, u vranë ose u zhdukën. Janë gjetur edhe dy varre masive, të cilat supozohet se fshehin kufomat e qytetarëve të këtij vendbanimi.
Krimet në zonën e Haxhiqit gjatë vitit 1992 përmenden edhe në akt-gjykimet e Hagës kundër ish-udhëheqësve të Republikës Serbe, Radovan Karaxhiq dhe Momçilo Krajishnik.
Karaxhiq u dënua me burgim të përjetshëm, ndërsa Krajishnik me 20 vjet burgim.
Krimet e luftës të kryera në Haxhiqi përkujtohen çdo vit para monumentit, ku më shumë se 500 qytetarë të kësaj zone u burgosen dhe u vranë gjatë agresionit në Bosnjë e Hercegovinë gjatë viteve 1992-1995./ VOA
G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
67.1%
-
Të gabuar
22.4%
-
Nuk kam mendim
10.4%
Vota total: 1417
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës
10 Janar, 23:03
-
Nënshkruhet marrëveshja, sistem i ri i pagesave të shpejta në vendet e Ballkanit Perëndimor
10 Janar, 16:47
-
Masakra në Cetinjë të Malit të Zi, shkon në 13 numri i të vdekurve, i mituri ndërron jetë në spital
9 Janar, 17:19
-
Masakra në Malin e Zi, Policia pranon dështimin: Në momentin e vrasjeve, në qytet ishin vetëm 9 oficerë
3 Janar, 13:13
-
Masakra me 12 të vrarë Malin e Zi/ Eksperti i sigurisë Fatjon Softa për Report Tv: Reagim i vonuar i policisë, mund ta neutralizonte më shpejt
2 Janar, 15:19
-
Shqipëri-Mali i Zi/ Fluks i lartë në pikën kufitare të Muriqanit, rreth 11 mijë persona në hyrje-dalje për dy ditë! Rriten sportelet (VIDEO)
2 Janar, 13:37
-
Masakra në Malin e Zi, 12 të vrarë, mes tyre 2 fëmijë në Cetinje! Autori vetëvritet, në xhep i gjenden 80 plumba! Kryeministri shpall 3 ditë zi
2 Janar, 07:16
-
Mali i Zi/ Masakër në Cetinje, vriten 10 persona pas një sherri, mes tyre dy fëmijë, 4 të plagosur! Policia në kërkim të autorit (EMRI+FOTO)
1 Janar, 19:05
-
Shqiptarët nuk i besojnë njëri-tjetrit, më shumë se çdo vend në Rajon, as shtetit
1 Janar, 15:15
-
Spanjolli u dënua për një cigare hashashi në Shqipëri: Avokati më kërkoi t’i jepnim 3 mijë euro prokurorit për lirimin
27 Dhjetor 2024, 21:59
-
Mali i Zi urdhëron ekstradimin në SHBA të ish-bosit koreanojugor të kompanisë së kriptomonedhave
27 Dhjetor 2024, 19:39
-
Mali i Zi, opozita bojkoton Parlamentin për shkak të Gjykatës Kushtetuese
22 Dhjetor 2024, 08:07