MALI I ZI-Prokuroria e Malit të Zi ka kërkuar heqjen e imunitetit për dy drejtues të opozitës proruse, pasi dyshohen se janë të përfshirë në përgatitjen një grusht shteti në muajin tetor.
Andrija Mandiç, një prej drejtuesve të opozitës ka paralajmëruar mbrëmjen e djeshme për një skenar konfrontimesh mes qytetarëve, nëse në këtë hetim do të përfshiheshin drejtues të Frontit Demokratik.
Gjithashtu ai ka mohuar çdo përfshirje në tentativën e dështuar për grusht shteti, i cili kishte si qëllim kundërshtimin e anëtarësimit të vendit në NATO.
Ndërkohë autoritetet malazeze, konfirmuan disa orë para zgjedhjeve legjislative të 16 tetorit të 2016, parandalimin e një grushti shteti.
Grushti i dështuar i shtetit në Mal të Zi, synonte rrëzimin e kryeministrit, Milo Djukanovic, i njohur për qëndrimin e tij properëndimor.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com