Mali i Zi/ Qindra protestues në sheshet e Podgoricës: Këtu nuk është Serbi  

Mali i Zi/ Qindra protestues në sheshet e Podgoricës: Këtu nuk është Serbi   

Qindra qytetarë malazez protestuan natën e mbrëmshme kundër përdorimit të simboleve kombëtare serbe nga partitë opozitare javën e kaluar. 

Qytetarët brohorisnin “Këtunuk është Serbi" dhe "Ne nuk e dhurojmë Malin e Zi".

Partia Demokratike e Socialistëve pro-Perëndimore (DPS), e udhëhequr nga Presidenti Milo Gjukanoviç, humbi zgjedhjet parlamentare javën e kaluar dhe për të parën herë ai nuk do të jetë në gjendje të formojë një qeveri.

Gjatë fushatës zgjedhore partitë e opozitës, përfshirë Frontin Demokratik pro-Serb, organizuan tubime duke tundur flamuj serbë dhe duke ngritur tre gishta, një gjest i njohur si përshëndetja serbe.

Fitorja e partive opozitare ka shtuar frikën se kjo do të nënkuptojë një ndryshim në politikën pro-perëndimore të Malit të Zi drejt aleatëve tradicionalë, Serbisë dhe Rusisë.

Mali i Zi mbetet thellësisht i ndarë për lidhjet e tij me Serbinë, ku shumë qytetarët mbrojnë lidhje më të ngushta me Beogradin dhe të tjerët që kundërshtojnë çdo lloj aleance pro-serbe.

Situatë e cila është përkeqësuar dukshëm muajt e fundit për shkak të miratimit të ligjit për Pronat e Kishës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Era: 08/09/2020 15:27

    100% të hapen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë