Mali i Zi shpall sërish aktive epideminë e shkaktuar nga Covid-19

Autoritetet e Malit të Zi kanë shpallur sërish aktive epideminë e koronavirusit në gjithë territorin e vendit.

Më 2 qershor qeveria malazeze e shpalli të përfunduar epideminë, mirëpo në javët e fundit, numri i personave të infektuar me Covid ka shënuar rritje.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend ka arritur në 2381 ndërsa janë regjistruar edhe 35 vdekje.

Urdhëresa e re e autoriteteve shtetërore është shoqëruar edhe me detyrimin për mbajtjen e maskës nga të gjithë, përfshi edhe fëmijët mbi 7 vjeç, në ambientet publike, përveç plazheve dhe parqeve kombëtare, me kushtin e ruajtjes së distancës fizike. Gjithashtu është kufizuar liria e tubimeve, e cila parashikon lejimin e grumbullimeve deri në 40 persona në vende të hapura publike, dhe 20 persona në vende të mbyllura.

Mali i Zi ishte vendi i fundit në Europë që regjistroi rastin e parë me koronavirus më 17 mars dhe i pari që nuk pati asnjë rast të ri për 28 ditë rresht (dy cikle të inkubacionit) teksa vendi shpalli fundin e pandemisë më 2 qershor.

Për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve, Bashkimi Evropian e largoi Malin e Zi bashkë me Serbinë nga lista e vendeve të sigurta në të cilat lejohet udhëtimi. Për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike, mbajtja e zgjedhjeve parlamentare dhe komunale në katër komuna të Malit të Zi, të planifikuar për 30 gusht, është vënë në pikëpyetje.

Sipas autoriteteve shëndetësore në vend aktualisht ka rreth 1500 raste aktive që do të thotë 232 aktivë për 100 mijë banorë.

Ndërkohë në të gjithë Rajonin e Ballkanit Perëndimorë, pandemia ka shtuar rritmin e përhapjes. Serbia dhe Maqedonia e Veriut çdo ditë raportojnë për shtim të rasteve të infeksionit dhe viktimave. Maqedonia e Veriut deri tani ka 168 raste aktive për 100 mijë banorë, Bosnje Hercegovina 109 raste, Serbia 68, Shqipëria 52, Kroacia 28 dhe Sllovenia 13 raste për 100 000 banorë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur