Ministria e Shëndetësisë e Malit të Zi ka vendosur që nga e marta të marrë masa shtesë për të vënë nën kontroll përhapjen e COVID-19. Në qytetet Podgoricë, Nikshiq, Çetinjë, Ulqin , Herceg Novi dhe Plluzhinë hyjnë në fuqi masa të rrepta. Me masat e reja ka ndalime komunikacioni ndërmjet qyteteve, mbyllje të bareve, kafeneve dhe restoranteve. Pa ashtu ndalohen vizitat në parqe, në ambientet për argëtimin e fëmijëve dhe palestrave.
Ndërkohë që për të shkuar në punë njerëzve do t’u kërkohet verifikim i lëshuar nga punëdhënësi, ndërsa të sëmurët lëvizjet e tyre duhet t’i dokumentojnë me raportet e lëshuara nga mjeku. Niveli i infeksionit me Coronavirus në Malin e Zi vazhdon të jetë shumë i lartë. Ky vend mbetet një nga vendet me numrin më të madh të të infektuarve në Evropë në 100 mijë banorë. Kjo shifër arrin në 1 mijë e 370 të infektuar. Spitalet janë afër limitit dhe personeli shëndetësor është nën presion të vazhdueshëm.
Pritet që masat e paralajmëruara të vazhdojnë të rëndojnë ekonominë në veçanti turizmin.
Komento