Ky vend i vogël ballkanik i bashkohet aleancës veriatlantike, e cila u krijua për të luftuar agresionin sovjetik, dhe tani po bën përpjekje për të ndaluar rusët në rritjen e ndikimit të tyre në Evropën Lindore.
Kryeministri Dushko Markovic do të jetë pjesë e ceremonisë së pranim- dorëzimit në Shtetet e Bashkuara.
Flamuri i Malit të Zi do të valvitet në selinë e NATO-s në Bruksel për herë të parë më 7 qershor.
Sekreti i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg do të jetë pjesë e ceremonisë në Uashington për të mirëpritur anëtarin më të ri të aleancës.
(d.b/Shqiptarja.com)
