PODGORICË - Gazetarit të "Vijesti"-t, Tufik Softiç, i është hedhur eksploziv në shtëpinë familjare të tij në Beran, jo larg vendit kur para gjashtë vjetësh është rrahur brutalisht, njoftojnë mediat serbe dhe malazeze.
Mjeti shpërthyes është hedhur nga persona të panjohur rreth orës 22 të natës së mbrëmshme. Eksplozivi është hedhur më pak se një metër prej veturës së Softiçit, të cilën e kishte parkuar 20 minuta më parë.
Në kohën e sulmit, ai ka qenë në shtëpi me bashkëshorten dhe fëmijët. Ai ka thënë se vetura nuk është dëmtuar, duke nxitur inspektorët të bësojnë se në fakt është hedhur bombë.
Më 1 nëntor të vitit 2007, dy persona të maskuar e kanë lënduar rëndë gazetarin e njohur malazez, duke e goditur me shkopinj gome në kokë.
Autorët e atij rasti asnjëherë nuk janë sjellë para drejtësisë. Para sulmit, Softiç ka marrë kërcënime për shkak të teksteve rreth grupeve kriminale të veriut të Malit të Zi.
Marrë nga "Koha Ditore"
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com