Mali i Zi, të dielën mbahen zgjedhjet lokale në 14 komuna

Mali i Zi, të dielën mbahen zgjedhjet lokale në 14 komuna

Mali i Zi

Zgjedhjet lokale në 14 komuna në Mal të Zi, duke përfshirë këtu edhe kryeqytetin, Podgoricën, do të jenë testi më i madh i besimit të qytetarëve në partitë politike pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2020, kur u ndryshua pushteti në Mal të Zi. Në këto zgjedhje të drejtë vote kanë rreth 340 mijë zgjedhës, ku garojnë 100 lista zgjedhore për 481 këshilltarë në këto komuna.

Gara do të zhvillohet mes dy grupimeve politike që kanë dominuar prej vitesh në Mal të Zi. Në njërën anë janë partitë pro-malazeze të udhëhequra nga Partia Demokratike e Socialistëve e presidentit aktual, Milo Gjukanoviq, që mbi 30 vite e mbanin pushtetin në Mal të Zi dhe në anën tjetër janë partitë që fituan zgjedhjet e vitit 2020, të njohura si grupimi pro-serb dhe pro-rus.

Ndërsa grupimi i parë në këto zgjedhje lokale del i bashkuar në koalicione grupimi i dytë garon kryesisht i ndarë në disa forca politike. Zgjedhjet mbahen në kulmin e krizës politike në vend, kur qeveria në largim e Dritan Abazoviqit humbi besimin dhe shumica parlamentare nuk arriti të formonte një qeveri të re.

Ndërkohë, të premten vonë, parlamenti malazez shkarkoi ministrin e Mbrojtjes Rashko Konjeviq dhe atë të Punëve të Jashtme Ranko Krivokapiq me votat e 41 deputetëve të partive dhe koalicioneve të shumicës të formuara pas zgjedhjeve të gushtit 2020. Shkarkimi i ministrave të Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes është iniciuar nga kryeministri Abazoviq, duke thënë se “ministrat nuk duhet të përfaqësojnë partinë politike të presidentit Gjukanoviq, por qëndrimet e Qeverisë.”

Në të njëjtën kohë, në mungesë të deputetëve të Partisë Demokratike të Socialistëve të Gjukanoviqit, që bojkotuan seancën, parlamenti nuk zgjodhi katër gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese pasi kërkohej një shumicë prej 54 votave. Nga 14 komuna,që dalin të dielën në zgjedhje, nëntë janë qeverisur nga Partia Demokratike Socialiste e Gjukanoviq me partnerët në koalicion.

Por pas zgjedhjeve të vitit 2020, në të cilat humbi pushtetin në nivel shtetëror, kjo parti humbi edhe në disa komuna si në Nikshiq, Cetinë dhe Mojkovac./ VOA

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë