Mali i Zi, thyhet rekord në garën e 'dembelëve', 12 garues qëndrojnë të shtrirë mbi 120 orë

Mali i Zi, thyhet rekord në garën e 'dembelëve', 12 garues qëndrojnë të shtrirë mbi 120 orë

Gara e dembelëve, e cila po mbahet në etno-fshatin Brezna të Malit të Zi që ndodhet midis Nikshiçit dhe Pluzhine, sot në mëngjes theu rekord, raporton Anadolu.

Organizatori i garës dhe pronari i etno-fshatit Brezna, Miço Blagojeviç, tha për Anadolu se gjithsej 12 garues qëndrojnë të shtrirë më shumë se 120 orë, duke thyer rekordin e deritashëm të fitueses së garës në vitin 2021, Dubravka Aleksiç nga Podgorica, e cila qëndroi e shtrirë për 117 orë.

Gara filloi të premten në mëngjes ku morën pjesë 21 garues. Në ndërkohë nëntë garues u dorëzuan, kurse 12 të tjerë vazhdojnë betejën për shpërblimin prej 1.000 euro

Sipas rregullave, garuesve nuk u lejohet të çohen, por mund të flenë, të lexojnë libra, të hanë dhe të pinë. Çdo tetë orë garuesit lejohet të shkojnë në tualet.

Kjo është një garë që e bën Malin e Zi unik në Evropë dhe është veçanërisht interesant për shkak të stereotipit të pranuar për këtë komb se janë dembelë.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja