FOTO/ Mali i Zi, zbulohet një tunel që çon në depon e Gjykatës së Lartë në Podgoricë

FOTO/ Mali i Zi, zbulohet një tunel që çon në depon e Gjykatës së Lartë në Podgoricë

Tuneli i zbuluar ne Malin e Zi

Policia në Mal të Zi tha të martën se po zhvillon hetime pas zbulimit të një tuneli nëntokësor që lidhë një ndërtesë apartamentesh me një depo të gjykatës aty pranë, në të cilën ruhen lëndë narkotike të sekuestruara dhe dëshmi të tjera të krimeve.

Tuneli u zbulua nën ndërtesën e Gjykatës së Lartë në Podgoricë, tha ministri Brendshëm Filip Axhiç.

Kryetari i Gjykatës së Lartë Boris Saviç tha në një konferencë me gazetarë se në bazë ë kontrolleve të para “asgjë nuk mungon” në depo.

Ministri i Brendshëm tha se bëhet fjalë për një “aksion të planifikuar dhe të organizuar mirë, që është përgatitur prej muajsh dhe u ngjan filmave të aksionit”. Ai tha se apartamenti nga ku fillon tuneli nëntokësor ishte marrë me qira disa muaj më parë.

Pamjet e publikuara nga televizioni shtetëror i Malit të Zi shfaqin një vrimë të madhe në mur pas atyre që duket të jenë rafte të depos që mbajnë dëshmitë proceseve gjyqësore.

Sipas të dhënave të autoriteteve shtetërore, në gati tre vitet e fundit, në depon e Gjykatës së Lartë në Podgoricë janë ruajtur gjithsej rreth 9.5 ton droga të llojeve të ndryshme, nga të cilat rreth dy ton kokainë dhe rreth shtatë ton marihuanë.

Hyrja e tunelit në ndërtesën e gjykatës u gjet në një vend "të fshehur mirë" brenda depos, tha kryetari i gjykatës Boris Savic duke shtuar se “autorët gërmuan në themelet e ndërtesës për muaj të tërë për të hyrë brenda”.

Mali i Zi, një vend i vogël buzë detit Adriatik, anëtar i NATO-s, është zotuar të luftojë krimin dhe korrupsionin ndërsa kërkon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, është konsideruar për një kohë të gjatë si një nga rrugët kryesore të trafikimit të drogës në Evropën Perëndimore./VOA/

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • GAZMEND: 12/09/2023 23:27

    KJO ËSHTË DËSHMIA QË NJERËZIT E KEQE JANË MË INTELIGJENTË SE NJERËZIT E MIRË! POR NJERËZIT E MIRË PAGUAJNË FATURËN E NJERËZVE TË KEQ! KJO NUK ËSHTË DREJTËSI!

    Përgjigju
  • Scutari: 12/09/2023 22:35

    Kërkojnë diamantet me vlerë 35 milion euro që shteti u ka sekuestruar dy mashtruesve. Nja 8 milion diamante kanë avulluar rrugës nëpër zyra, të tjerët duhet të jenë aty. PS: 7 ton marihuanë në 3 vjet e trafikuar nga Shkodra kur policia e jonë nuk ka kap as 300 kile,,hajde shtet hajde

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër