Mali, sulm kamikaz, humbin jetën
33 persona, dhjetëra të plagosu

Mali, sulm kamikaz, humbin jetën<br />33 persona, dhjetëra të plagosu
Një sulm kamikaz në një kamp të ushtrisë së Mali-it ka shkaktuar vdekjen e 33 personave dhe ka plagosur disa dhjetëra të tjerë.

Sulmi i ka ndodhur brenda një kampi të ushtrisë ku ndodheshin ushtarë qeveritarë dhe pjesëtarë të forcave rebele, të cilët që pas arritjes së marrëveshjes së paqes, kanë patrulla të përbashkëta në pjesën veriore të qytetit të Gao.

Sipas mediave ndërkombëtare, raportohet se sulmi mund të jetë kryer nga i ashtuquajturi Shteti Islamik.

ISIS është detyruar që t’i tërheq militantët e saj nga pjesa veriore e Malit, të cilën e kishin marrë nën kontroll në 2012, pas një ndërhyrjeje ushtarake nga ana e Francës gjatë vitit 2013.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Armir Mehaj: Refleksion në Kishën e Martirëve ku shërbeu Dom Antonio Sciarra

Armir Mehaj: Refleksion në Kishën e Martirëve ku shërbeu Dom Antonio Sciarra