Një 60-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në fshatin Zëmblak, në bashkinë Maliq. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ai kishte rreth tre ditë që kishte ndërruar jetë në banesë. Mësohet se 60-vjeçari jetonte i vetëm dhe dyshohet gjithashtu se konsumonte alkool.

Nga këqyrja paraprake në trup nuk janë konstatuar shenja dhune. Trupi i pajetë do të dërgohet në morg për ekspertizën mjeko-ligjore, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.