Policia e Maliqit ka vënë në pranga 39-vjeçarin Eugen Gengo, pasi në ambientet e lokalit të tij i janë gjetur e sekuestruar një armë zjarri  automatike.
 
Po ashtu, një armë zjarri tip revolver me 6 fishekë, 321 fishekë, 8 krëhëra automatiku bosh dhe 1 granatë dore difensive dhe ndezësi i saj, të cilat ai i zotëronte  pa lejen e  organeve kompetente.
 
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale: "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit".

armet maliq

armet maliq

armet maliq

armet maliq

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)