Maliq/ I vuri zjarrin tokës për të djegur mbetjet bujqësore dhe rrezikoi firmën frigoriferike, në pranga piromani 64-vjeçar

Maliq/ I vuri zjarrin tokës për të djegur mbetjet bujqësore dhe rrezikoi firmën frigoriferike, në pranga piromani 64-vjeçar

 1723623981_maliq.jpeg

Foto nga pasojat e zjarrit të rënë në Maliq

Maliq- I vuri zjarrin tokës për të djegur mbetjet bimore të prodhimeve bujqësore duke rrezikuar edhe një biznes aty pranë, prangoset piromani 64-vjeçar në Maliq.

Policia vendore konfirmoi sot (14 Gusht), se pas hetimeve të kryera mbi një vatër zjarri në sipërfaqen e një toke bujqësore në afërsi të rrugës Sheqeras-Maliq, identifikoi dhe ndaloi si të dyshuar banorin e zonës, që besohet se i kanë dalë flakët nga kontrolli.

Burime zyrtare thanë se nga flakët u rrezikua edhe një biznes aty afër, kompani frigoriferike. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme, kurse i dyshuari Xh. H., është banues në fshatin Orman-Pojan.

"Ky shtetas ka ndezur zjarr në afërsi të aksit rrugor, për të djegur mbetje bimore, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është rrezikuar një subjekt (firmë frigoriferike) në aksin rrugor Sheqeras-Maliq dhe është djegur një sipërfaqe toke", tha policia vendore.

Zjarrfikësit shuan flakët pas ndërhyrjes dhe minimizuan dëmet. Për 64-vjeçarin rëndon akuza e “shkatërrimit të pronës me zjarr”.

Policia e Korçës u bëri thirrje publike edhe qytetarëve, që “të tregojnë kujdes”, në një kohë kur situata me zjarret në vend është alarmante, pasi në të kundërt “do përballen me përgjegjësitë”.


Lajmi kryesor:

Situata nga zjarret në vend/ Mbërrijnë në Shqipëri dy avionë rumunë për ndërhyrje në vatrat më kritike! Vendosen në bazën e Kuçovës


A.Q/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it

Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it