Maliq, shkrumbohet shtëpia nga zjarri,shkak i flakëve ka qënë oxhaku (VIDEO)

Mëngjesin e sotëm në fshatin Vloçisht  të Maliqit një banesë është  shkrumbuar nga flakët e zjarrit, fatmirësisht ka vetëm dëme materiale dhe asnjë të lënduar. 

Sipas zonjës së shtëpisë Tefta Mollaymerit, ishte oxhaku i cili ka qënë shkak për përhapjen e flakëve, zjarri është perhapur prej tij dhe me pas është përfshirë nga flakët edhe nje bombël që ndodhej aty afër.

Sipas familjarëve, shtëpia ka pasur shumë dëme të materialëve, duke i gjunjëzuar ata të bëjnë thirje për ndihmë .

Zjarrfikëset kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për të shuar flakët e zjarrit dhe për të normalizuar gjendjen.

"Mu dogjën të gjitha, me televizor, me frigorifer me lavatriçe, të gjitha të rregulluara. Kisha 6 kuintal  fasule të gjitha mu dogjën, edhe dora mu është bërë me fshike. Isha vetë në shtëpi bashkëshorti ishte në një vdekje, e njoftuam dhe derisa erdhi ai nga vdekja flaka morri dhe hangarin, nuk kishim asnjë mundësi, falenderoj zjarrfikësen që erdhi në kohë. Janë për të falenderuar. O zot i madh! Vetëm për gjendjen që pashë! Jam shumë e tronditur nuk e di se ç'farë flas. Po gatuaja dhe flaka menjëherë ja bëri "baf", ndoshta nga nxehtësia, kërkojmë ndihmë sepse sapo i kishim bërë të gjitha nga e para. Por gjithsesi falenderojmë zjarrfikësen, sepse e ndaluan menjëherë përhapjen e zjarrit, shumë faleminderit atyre." thotë Tefta Mollaymeri.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë