Maliqi "parashikoi" humbjen e Ramës
në zgjedhjet vendore të 2011-s

Maliqi "parashikoi" humbjen e Ramës<br />në zgjedhjet vendore të 2011-s
Në maj të 2011 kompania "Gani Bobi" e Shkëlzen Maliqit, me porosi të tv Klan organizuan një sondazh në Tiranë, i cili parashikonte humbjen e thellë të kryetari të PS-së Edi Rama ndaj rivalit të tij Lulzim Basha për zgjedhjet vendore si kryetar i bashkisë të kryeqytetit. Opozita socialiste gjithmonë ka akuzuar "Gani Bobi-n" për manipulim të pastër të sondazheve.

Ja teksti i tv Klan 8 maj 2011
"Rezultatet paraprake të publikuara tani nga sondazhi i Gani Bobit, tregojnë sesi kandidati për Bashkinë e Tiranës “Aleanca për Qytetarin”, Lulzim Basha, i fiton zgjedhjet me nivelin prej 58.4%,. Ndërsa rivali i tij socialist, kandidati i “Aleanca për të Ardhmen”, Edi Rama, i humb ato me një total votash prej 39.8%. Kurse për Hysni Milloshin, kandidatin e tretë për Bashkinë e Tiranës ky exit-poll jep vetëm shifrën prej 0.4%. Nga ana tjetër, ky sondazh tregon sesi votat për partitë politike për Këshillin Bashkiak të Tiranës, nxjerrin fituese Partinë Demokratike me 52%, pasuar nga Partia Socialiste me 40% dhe Lëvizja Socialiste për Integrim me 6.2%. I pyetur në lidhje me përqindjen e mundshme të gabimit në këtë sondazh, Shkëlzen Maliqi, president i Institutit Hulumtues Gani Bobi, sqaroi se kjo normë mund të jetë 10 përqind.
(Marre nga tv Klan – 8 maj 2011)




Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë