Policia e Mallakastrës ka vënë në pranga 65-vjeçarin Tajar Mukaj, pasi ai ishte i shpallur në kërkim për ‘Falsifikim dokumentesh’.

Siç bën të ditur dhe policia e Mallakastrës, Gjykata e Apelit Vlorë me vendimin e datës 28.04.2016 e ka dënuar me 7 muaj burg, për veprën penale “Falsifikim i dokumentave" parashikuar nga Neni 186 i Kodit Penal.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)