Rreth 2 mijë banorë të fshatit Fratar në Mallkastër janë të përfshirë në konflikt për shkak të problemeve me pronësinë. Shumë prej banorëve i kanë marrë pronat në bazë të ligjit 7501 ndërsa shumë të tjerë duke disponuar dokumente të vjetra trashëgimie pretendojnë këto prona.
Konfliktin mes banorëve që shpesh herë ka prodhuar edhe përplasje konfirmon edhe kryeplaku i i fshatit Dames Nuredin Taraj, i cili pohon se këto probleme janë lindur që në vitin 90 kur nisi edhe ndarja e tokës.
Ndërsa banorë të ndryshëm të këtij fshati tregojnë për Report TV konfliktet që kanë me bashkëfshatarët e tyre. Ata shprehen se shumë herë u janë drejtuar institucioneve por asnjëherë nuk kanë marrë zgjidhje.
“Më ka zaptuar ullinjtë personi që i ka marrë me 7501-shin edhe nuk m’i jep, që në 92-shin deri më sot. E kam tokën e babit, ullinjtë që ka mbjellë kooperativa kurse ai s’i jep, shteti nuk vepron, unë ça të bëj?”
“Është bërë një gabim në certifikatë, një ish-punonjëse e komunës pretendon që është akoma në administratën e Fratarit. Kjo zonjë merr lekët nga taksapaguesit dhe kërkon të marrë tokën pas 25 vjetësh”, shprehen banorët.
Edhe institucionet lokale nuk kanë reaguar përballë këtyre problemeve, ndërsa shpesh herë është ndërhyre më rimatje të tokave dhe përcaktimin e kufijve të pronave. Por në përfundim konflikti vazhdon pasi të njëjtën sipërfaqe e pretendojnë më shumë se një pronar.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO