Mallakastër-Pesë të arrestuar dhe 350 kg kanabis është bilanci i operacionit të policisë dhe prokurorisë. Operacioni është kryer mesditën dhe mbrëmjen e të shtunës ku banorët e Corrushit dhe Malasit në banesat e tyre janë gjetur duke situr lëndën narkotike.

Si provë material u janë gjetur dhe 13 sita artizanale të cilat përdoreshin nga të arrestuarit për përpunimin e lëndës narkotike. Të arrestuarit janë Gazment Alikaj, Leonora Jaupaj, Flora Jaupaj, Olimbi Jaupaj, Irma Jaupaj.

Gratë e arrestuara sipas hetimeve punonin për llogari të Gazment Alikaj që e kishte kthyer banesën e tij në një laborator të përpunimit të kanabisit të tharë.

d.b/shqiptarja.com