Mallakastër/ Dy vëllezër të moshuar gjenden të vdekur, jetonin vetëm (EMRAT+VIDEO)

FIER - Një ngjarje e rëndë është shënuar rreth orës 11:00 të ditës së sotme (3 shkurt 2025)  në fshatin Çorrush të Mallakastrës, ku dy vëllezërit Sabri dhe Novruz Velaj, përkatësisht 90 dhe 85 vjeç, janë gjetur pa shenja jete në banesën e tyre. Të moshuarit, të cilët jetonin të vetëm, ishin të pamartuar dhe nuk kishin të afërm në fshat.

Të dy vëllezërit jetonin vetëm, duke u mbështetur në pensionet e pleqërisë, ndërsa banesa ishte rikonstruktuar rreth tre vite më parë nga Bashkia Mallakastër.

Sipas banorëve të zonës, dyshimet lindën pasi prej disa ditësh ata nuk i kishin parë vëllezërit dhe afër banesës ndihej nerë e rëndë. Banorët njoftuan kryeplakun e fshatit, Ismet Zenelaj, i cili mbërriti menjëherë në banesë e më pas lajmëroi policinë.

“U informova nga kryeplaku i lagjes, Bajram Allkaj, se një nga fqinjët kishte njoftuar për mungesën e vëllezërve prej një jave. Shkova në banesë dhe pashë nga dritarja me ndihmën e një shkalle. Njëri prej tyre ishte i shtrirë në korridor, ndërsa tjetri ndodhej në një dhomë, pjesërisht i zhveshur. Era e rëndë ndihej edhe jashtë, gjë që tregon se mund të kenë ndërruar jetë prej disa ditësh", ka deklaruar Zenelaj.

Policia në vendngjarje bën të ditur se nga këqyrja paraprake e trupave nuk konstatohen shenja dhune, ndaj nuk dyshohet për ngjarje kriminale. Megjithatë mbetet mister fakti se si dy vëllezërit kanë humbur jetën njëkohësisht. Pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së dy të moshuarve në Mallakastër.

G.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 7 Shkurt, 09:13

    Si e vlerësoni kushtin e PD që diaspora të votojë me dokumente të huaja?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Cristiano Ronaldo e bën sërish, shënon në fitoren e Al Nassr! 924 gola në karrierë

VIDEO/ Cristiano Ronaldo e bën sërish, shënon në fitoren e Al Nassr! 924 gola në karrierë