Një 79-vjeçar i dënuar me 25 vjet heqje lirie për vrasje është arrestuar nga policia në Mallakastër.
Kadri Rustemi, 79 vjeç, banues në Lavdan, Mallakastër dhe është autor i një vrasjeje të ndodhur në vitin 1991 ka vrarë me armë gjahu shtetasin Xh.H dhe ka tentuar të vrasë shtetasin A.H, banues në Mallakastër.
Me vendim Gjykate Nr.38 datë 26.12.1996, ky shtetas është dënuar me 25 vjet burgim për veprat penale "Vrasje me dashje" dhe "Vrasje me dashje e mbetur në tentativë" parashikuar nga Nenet 76 dhe 76/22 të Kodit Penal.
Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale.
Komento