MALLAKASTER - Një 27-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm pasi automjeti të cilin ai drejtonte doli nga rruga dhe përfundoi në kanal. Ngjarja ndodhi në fshatin Aranitas në Mallakastër. 

Pajtim Zotaj ndërroi në spitalin e Fierit, pasi u transportua me urgjencë, ndërsa i plagosur mbeti pasagjer Agim Zotaj, 31 vjeç i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë: 

Mallakastër
Informacion paraprak

Në datën 19.09.2018, rreth orës 08:15, në fshatin Aranitas, Mallakastër, shtetasi P.Z, 27 vjeç, banues në Ballsh, duke drejtuar mjetin tip "Opel" ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, rrugës për në Spitalin Rajonal Fier si edhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve pasagjeri në këtë mjet, shtetasi A.Z, 31 vjeç.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.