Mallra pa doganë,deputeti i PD:
Ekziston si privilegj,por ...

Mallra pa doganë,deputeti i PD:<br />Ekziston si privilegj,por ...<br>
Deputeti demokrat, Eduard Halimi, ka reaguar pas lajmit të publikuar në Shqiptarja.com, në lidhje me deputetët që kishin futur mallra pa doganë. Mes 43 deputetëve ishte dhe emri i Halimit, i cili ka reaguar menjëherë në ‘facebook’ ai shkruan se ekzistojnë privilegje të tilla të lëshuara nga zyrat e Kuvendit për deputetët, por që ai nuk i ka shfrytëzuar.

Ai thekson se gjatë mandatit të kaluar nuk e ka shfrytëzuar këtë privilegj, duke shtuar se e vërteta është e rëndësishme gjithmonë.

“Te dashur miq, Ne media eshte shperndare nje lajm ku permendet emri im si nje nga deputetet qe kam periftuar nga privilegjet e ligjit "Per statusin e deputetit* gjate vitit 2016. Pavarsisht vertetimeve te leshuara nga zyrat e kuvendit mbi kete te drejte ligjore te deputeteve, perfshi dhe mua, cmoj te bej te ditur te verteten se gjate mandatit te kaluar une nuk e kam shfrytezuar kete privilegj. E rendesishme e verteta gjithmone. Ju faleminderit”, shkruan Halimi.

d.c./shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Udinese barazon 1-1 kundër Napolit në fundin e lojës (VIDEO)

Udinese barazon 1-1 kundër Napolit në fundin e lojës (VIDEO)