Malltezi: Kokëdhima, ndërtime
në det pa kriter ligjor e urbanistik

Malltezi: Kokëdhima, ndërtime<br />në det pa kriter ligjor e urbanistik
Kreu i departamentit të mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi, ka denoncuar abuzimet me ndërtimet pa leje që po kryhen në bregdetin e jugut e posaçërisht në Qeparo.

Sipas Malltezit, deputeti Koço Kokëdhima ka ndërtuar në këtë zonë jashtë çdo kriteri ligjor dhe urbanistik.

Nga Qeparoja, ai tha se, “qytetarëve edhe në maj të malit ose në mes të Tiranës u prishen shtëpitë e tyre, qoftë edhe të trashëguara, ndërkohë që lejohen ndërtime të paligjshme siç është rasti konkret i denoncuar me dhjetëra dhe qindra herë ndaj deputetit Koço Kokëdhima”.

“Këtu shkelen disa ligje njëherësh. Ne kemi bërë denoncimin në Prokurorinë e Përgjithshme në të cilën kemi 10 ligje dhe 2 plane urbane të cilat dhunohen nga deputeti Koço Kokëdhima. Për fat të keq, kemi 1 miliardë e 850 milionë lek nga taksat tona që shfrytëzohen për ti bërë një Lungomare vetëm Koço Kokëdhimës dhe askujt tjetër. Përse, kështu duhen shpenzuar paratë e taksapaguesve shqiptarë”, tha Malltezi.
 
“Dhe po të shikojmë ky investim tjetër që bëhet, është për ti bërë fresk sarajeve të Koços, por gjithashtu cënon edhe një ekosistem me vlera të mëdha mjedisore siç është ligatina i kanë vendosur një barrierë të pakapërcyeshme me tel gabion dhe gurë ligatinës së Qeparoit. Në çdo vend të botës, ligatinat janë ekosisteme shumë të rëndësishme, janë shumë sensitive, të cilat shërbejnë qoftë për shpendët migratorë, qoftë për botën e gjallë dhe duhej të ishin një objekt me shumë interes për turistët e zonës. Për fat të keq, këtu thjesht vetëm nga interesat e Koços i gjithë shteti shkel ligjin dhe shpërdoron taksat tona”, shtoi ai.

malltezi bregdeti

malltezi bregdeti

malltezi bregdeti

malltezi bregdeti

malltezi bregdeti

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kthjellime dhe vranësira, si parashikohet moti për sot

Kthjellime dhe vranësira, si parashikohet moti për sot