Malmstrom mandat të dytë në BE
me qëndrim të njëjtë për Kosovën

Malmstrom mandat të dytë në BE<br />me qëndrim të njëjtë për Kosovën
Malmström rimerr për herë të dytë mandatin si Komisionere për punët e Brendshme në Bashkimin Europian. Komisionerja nga Suedia është tepër e kënaqur për këtë riemërim, por gjithashtu nuk ndryshon qëndrim ndaj Kosovës.

Cecilia Malmström në rrjetin social “Tëitter” nuk ka nguruar të shprehë gëzimin pas këtij riemërimi duke deklaruar: “E gëzuar dhe e nderuar që jam emëruar si Komisionere për një mandat të dytë”

Ndërkohë mësohet se znj. Malmström vazhdon të mbajë të njëjtin qëndrim ndaj Kosovë, më specifikisht ndaj problemit të vizave, duke e konsideruar si një proces që bazohet në merita e jo në korniza e afate kohore.

“Komisioni Europian ka qenë gjithmonë i qartë në lidhje me këtë dhe asnjëherë nuk kemi dhënë shpresa të kota. Kosova duhet t’i plotësojë të gjitha kushtet që dalin nga udhërrëfyesi dhe duhet të demonstrojë se në momentin kur të hiqen vizat, nuk do ekzistojë më rreziku nga migrimi apo ndonjë rrezik që ka të bëjë me sigurinë. Vetëm kur të ndodhin këto, Komisioni Europian do të rekomandojë heqjen e vizave për Kosovën”- ka deklaruar Komisoneria Malmstörm kohë më parë.

Anna Cecilia Malmström është shtetase suedeze, 46 vjeç, e martuar dhe me dy fëmijë. Përveçse posteve me rëndësi të veçantë në BE, në karrierën e saj si politikane ajo ka qenë edhe Ministre e Punëve të Jashtme të Suedisë.

Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje