Maltë, arrestohen 10 të dyshuar
për vrasjen e gazetares

Maltë, arrestohen 10 të dyshuar<br />për vrasjen e gazetares<br>
Policia e Maltës, që po heton mbi vrasjen e gazetares Daphne Caruana Galizia, ka arrestuar 10 persona të dyshuar si të lidhur me atentatin e tetorit të kaluar.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Joseph Muscat, i cituar nga “Times of Malta”. “Jam informuar në lidhje me një operacion të forcave të sigurisë këtë mëngjes, për të cilin mendoj se është në interes të qytetarëve që të publikohet”, ka deklaruar Muscat.

Sipas kreut të qeverisë, operacioni është kryer nga policia, forcat e armatosura dhe shërbimet sekrete të vendit. Të dyshuarit janë të gjithë shtetas maltezë.

Ndaj tyre ekzistojnë dyshime të arsyeshme për përfshirjen në vrasjen e Daphne Caruana Galizia, më 16 tetor.

“Policia tani ka 48 orë për të marrë në pyetje të dyshuarit dhe për të vendosur nëse të procedojë ligjërsisht ata”, ka thënë më tej kryeministri, duke shtuar se është më i angazhuar se kurrë për të zbardhur këtë ngjarje. 

G.F. / Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'PD ka më shumë frikë nga të vetët', Bamir Topi: Mazhoranca ka strukturë të qëndrueshme elektorale! Rama luan në fushë të madhe

'PD ka më shumë frikë nga të vetët', Bamir Topi: Mazhoranca ka strukturë të qëndrueshme elektorale! Rama luan në fushë të madhe