Maltë, autoritetet zotohen
të zbardhin vrasjen e gazetares
Kryeministri i Maltës, Joseph Muscat ka ofruar një “shpërblim të konsiderueshëm” për të dhëna mbi vrasjen e gazetares Daphne Galizia, e cila ka shkruar një numër artikujsh mbi korrupsionin në këtë vend mesdhetar. Gazetarja u vra të hënën nga një mjet plasës i vënë në makinën e saj.
Kryeministri i Maltës, Joseph Muscat ka ofruar një “shpërblim të konsiderueshëm” për të dhëna mbi vrasjen e gazetares Daphne Galizia, e cila ka shkruar një numër artikujsh mbi korrupsionin në këtë vend mesdhetar. Gazetarja u vra të hënën nga një mjet plasës i vënë në makinën e saj.
Vrasja e gazetares Daphne Galizia e ka tronditur Maltën. Galizia ekspozonte raste mit-marrjesh, afere për fshehje fitimesh për të shmangur taksat dhe sulmonte figura të fuqishme në blogun e saj.
Të hënën, sapo kishte dalë nga shtëpia dhe po udhëtonte me makinë, shpërtheu një mjet plasës i vënë në automjetin e saj.
Kryeministri i Maltës Joseph Muscat është zotuar të përdorë çdo mjet për të identifikuar autorët e sulmit:
“Është e papranueshme, jo vetëm në Bashkimin Evropian por kudo në botë, jo vetëm për një gazetar, por për këdo. Kjo nuk është për ne thjesht vrasja e një gazetareje, por një sulm ndaj vlerave tona si shoqëri. Prandaj qeveria jonë është plotësisht e vendosur të mos kursejë asnjë burim, të marrim edhe ekspertë të huaj nëse është e nevojshme, për të zbuluar faktet,” tha kryeministri.
Vetë kryeministri Muscat ka qenë një ndër figurat nën dyshime në disa artikuj të gazetares Galizia mbi kompani jashtë Maltës ku ajo thotë se qeveritarë e politikanë të ndryshëm të vendit fshinin paratë për të shmangur taksat.
Në një postim sot në Facebook, djemtë e gazetares së vrarë i bënë thirrje kryeministrit të japë dorëheqjen “për dështim në detyrën e tij për të mbrojtur liritë themelore”. Po ashtu ata u shprehën kundër njoftimit të kryeministrit për të ofruar shpërblim për identifikimin e vrasësve, duke thënë se nuk janë të interesuar për të arritur “drejtësinë pa ndryshime” në qeverisjen e vendit.
Gazetarja po kujtohet nga miqtë dhe kolegët si një gazetare që nuk bënte kompromise në përpjekjen për të gjetur të vërtetën. Politikanë dhe figura të tjera që kanë qenë në shenjestër të kritikave të gazetares, kishin një opinion tjetër. Glen Bedingfield, deputet i Partisë Laburiste, thotë se Galizia në fillimet e saj ekspozonte korrupsionin, por më pas ishte kthyer në një raportuese thashethemesh, duke përdorur sulme personale kundër politikanëve dhe familjeve të tyre.
Ndërkaq, hetuesit po analizojnë ngjashmëritë e këtij shpërthimi me bomba të vëna në makina të tjera gjatë dy viteve të fundit. Gjatë kësaj periudhe, gjashtë vetë, përfshirë gazetaren Galizia, janë vrarë në shpërthime të tilla. Asnjë nga këto raste nuk është zgjidhur./voa
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?
-
Po
26.4%
-
Jo
65.8%
-
Nuk e di
7.8%
Vota total: 3150
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Edhe Shabani si Lapaj: Do e ankimojmë Kodin e ri Zgjedhor në Kushtetuese! PD dhe PS na imponojnë mungesën e demokracisë në partitë e tyre
26 Korrik, 19:18
-
Vijon zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë, kryebashkiaku Dredha: Zjarri nga dora e njeriut, të gjithë forcat në gatishmëri
26 Korrik, 19:02
-
Lojë e dobët, Juventusi e pëson 3-0 nga Nurembergu i Kloses! Në fushë edhe talenti shqiptar, Motta debutim për t'u harruar
26 Korrik, 19:02
-
'Bashkëpunimin e kemi me qytetarët', Lapaj në 'Studio Live': Sondazhet tona dalin mirë, do çajmë sistemin
26 Korrik, 19:00
-
Alpinisti nga Kosova rrëzohet në Majën e Thatë Valbonë, kërkohet ndërhyrja e helikopterit! Në gjendje të rëndë shëndetësore
26 Korrik, 18:56
-
Ligji i ri për Policinë, Balla në Kuvend: Në standardin e vendeve të BE! 3 herë më pak viktima nga krimi këtë vit, 126 ngjarje të parandaluara
26 Korrik, 18:52
-
Në Himarë shpëtohen 2 turistë nga Guatemala, në Tiranë 5 gjermanë humbën rrugën teksa eksploronin malin
26 Korrik, 18:45
-
Kodi i ri zgjedhor/ Lapaj: Edhe një herë u riprovua që janë bashkë! I kanë ndarë listat në patricë dhe plebenj! Do e çojmë në Gjykatë Kushtetuese
26 Korrik, 18:40
-
Nis festivali ndërkombëtar i muzikës ‘Sunny Hill’ në Kosovë! Bebe Rexha këndon me tupana, e pranishme edhe Dua Lipa
26 Korrik, 18:39
-
Historia/ Lindja e Lojërave Olimpike, 3000 vjet më parë në Peloponez
26 Korrik, 18:24
-
Prodhimi i bujkut stok, importi i drithërave rekord, në 6 muaj blemë 143 mijë ton! Braçe: AKU kujdes, po importojmë nga Rusia
26 Korrik, 18:22
-
Aksident në Shkodër - Muriqan, 17 vjeçari me motor përplaset me makinë, dërgohet në spital
26 Korrik, 18:18