Rrëmbyesit e avionit me 118 persona në bord, të cilët arritjen t’i ndryshonin kursin, nga Libia drejt Maltës, nuk kanë përdorur armë të vërteta gjatë rrëmbimit.

hetimet e para të kryera për rrëmbimin e avionit të ‘Air Afriqiyah’, sugjerojnë që nuk janë përdorur armë të vërteta, por disa kopje identike të armësh zjarri”, ka deklaruar qeveria malteze, duke shtuar se hetime janë duke u zhvilluar në lidhje me dy rrëmbyesit me shtetësi libaneze.

Autoritetet e Maltës janë ende duke kryer kontrolle në avion për tu siguruar se nuk rrezikohet nga ndonjë eksploziv ose armë tjetër.

Më herët, kryeministri maltez kishte deklaruar se rrëmbyesit e avionit ishin të pajisur me një granatë dore dhe dy pistoleta, nën kërcënimin e të cilave kanë arritur të marrin kontrollin e avionit.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com