Kjo marrëveshje u nënshkrua nga Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maltës, George Vella.
Në këtë kuadër, Malta angazhohet për mbështetje të përhershme dhe konkrete ndaj vendit tonë në rrugën drejt BE-së, duke e konkretizuar këtë me shkëmbim përvoje dhe ofrim ekspertize në implementimin e politikave të saj. Gjithashtu, u theksua rëndësia e bashkëpunimit në kuadrin shumëpalësh rajonal, mesdhetar e më gjerë.
Në fokusin e takimit midis dy Ministrave të Jashtëm ishte thellimi i marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimi në fusha të ndryshme me interes për të dy vendet.
Dy ministrat diskutuan mbi zhvillimet më të fundit në rajon, sfidat e sigurisë, fluksin e pazakontë migrator me origjinë nga vendet në konflikt si dhe nevojën e një koordinimi për përballimin e këtij fenomeni.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)