Mamaja e Gracianos: Shoqe në BB? .
Do ta mbështesja tim bi

Mamaja e Gracianos: Shoqe në BB? .<br />Do ta mbështesja tim bi
Ai ishte një nga banorët që hyri në mënyrën më të veçantë brenda shtëpisë së Big Brother. 20 vjeçarit Graciano Tagani iu bë surprizë hyrja në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, pasi ai prej vitesh donte të ishte pjesë e këtij reality show. Ai ka lindur në Selanik të Greqisë dhe prindërit e tij janë divorcuar kohë më parë. Që në moshë të vogël ka shfaqur talentin dhe dëshirën e tij për kërcim. Në moshën 11-vjeçare ai filloi studimet në Shkollën e Baletit dhe gjatë kësaj kohe, talenti i tij ka ardhur gjithnjë e në rritje. Këtë dëshmojnë edhe pjesëmarrjet e tij në shumë spektakle televizive si dhe çmimet e fituara në këto evente. Graciano ka shoqëruar shumë këngëtare të njohura në skenat e festivaleve, si Ingrit Gjonin, Jeta Faqollin, Dafina Zeqirin si dhe Ronela Hajatin. Në një intervistë për Shqiptarja. Com mamaja e Gracianos, Ornela Rexhepi pohon se pjesëmarrja e tij në Big Brother, ka qënë një nga për dëshirat e tij të hershme. Ajo shprehet gjithashtu se e ka mbështetur që në fillim idenë e tij për tu futur në BB, ndërsa nuk heziton të thotë që ai është shumë real brenda shtëpisë. Lidhur me miqësitë e Gracianos në Big Brother, Ornela shprehet se ai po shoqërohet më tepër me konkurrentë që janë afër moshës të tij, ndërsa nuk heziton të thotë që ai është po përpiqet të përshtatet me të gjithë banorët pavarësisht moshave të tyre. Ornela e shikon hyrjen e Gracianos në BB edhe si një trampolinë e mirë, për t’u bërë i njohur në fushën e artit.

Znj. Ornela si ju duket Graciano brenda shtëpsië së Big Brother, e ndiqni ?

E ndjek në pjesën më të madhe të kohës dhe sigurisht nuk i humbas gjërat kryesore. Graciano më duket ashtu siç është edhe në jetën e përditshme, i qeshur dhe goxha aktiv.

E mbështetët menjëherë idenë e tij për tu bërë pjesë e BB?

Unë gjithmonë e kam mbështetur Gracianon në zgjedhjet e tij ( gjithmonë në ato të duhurat ). Fillimisht mendova se nuk kishte moshën e duhur për të qenë pjesë e këtij reality show, por duke parë aftësitë e tij mendova se po bënte zgjedhjen e duhur.

Sa real është Graciono brenda shtëpisë së Big Brother?

Deri tani e shoh 100% real. Megjithëse Big Brother sapo ka nisur ndoshta është herët për përfundime, por shpresoj që i tillë të mbetet deri në fund.

Si ju duken miqësite e tij brenda shtëpisë?

Ai i ka krijuar miqësi, më banorët që janë kryesisht moshatarët e tij. Mendojë se ata janë tipat që i përshtaten më mirë Gracianos, edhe pse unë gjykojë që ai përpiqet të përshtatet me të gjithë.

Graciano ishte një nga konkurrentët që u fut në mënyrë të veçantë në BB, si u ndje ai në moment? Ju vet ishit në dijeni?

Mund të them me siguri që ai ishte momenti më emocionues në jetën e tij. Sigurisht që isha në dijeni, dhe falë bashkëpunimit tim me “Vëllanë e Madh” u arrit me sukses surpriza aq sa e bukur por edhe shumë e vështirë për mua.

Si e shikoni Gracianon në raport me banorët e tjerë të shtëpisë, meqënëse ata janë në një moshë më të madhe se ai. Sa i aftë ju duket ai në përballimin e debateve brenda shtëpisë?


Siç e thashë edhe më sipër Graciano është një tip që përshtatet me të gjitha moshat, aq më tepër që dhe pjesën më të madhe të shoqërisë së tij jashtë Shtëpisë së Big Brother e ka me të madhe se mosha e tij kështu që në këtë pjesë nuk ja kam frikën. Në ato pak përballje që kanë ndodhur deri tani ka arritur të tregojë goxha pjekuri.

Mendoni që Big Brother do të jetë një trampolinë e mire për Gracianon, për tu bërë më i njohur në fushën e Artit?

Besoj se po. Ky ishte dhe qëllimi i tij për të hyrë në Big Brother

Nëse do të pëlqehej me ndonjë vajzë brenda shtëpisë ju do ta mbështesinit këtë zgjedhje të tij?

Sigurisht që po. Kam besim te shijet e tij dhe e di që s’do më zhgënjejë.

Dhe së fundi e shikon si pretendent për fitore?

Pse jo.

(xh\shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë