29-vjeçarja Kathy Beitz është verbuar që në moshën 11 vjeçe.

Verbërimi ka nisur me dëmtimin e retinës e cila ka përfunduar në verbëri të plotë.

Ajo ka mundur që të shohë djalin e saj të sapolindur falë syzeve me emrin “eSight” që integrojnë një videokamera dhe një system të kompjuterizuar që shfaq në kohë reale ambjentin përreth.

kathy beitz

Sistemi është projektuar dhe realizuar në Kanada, kushton 15 mijë dollarë dhe deri më tani e kanë përdorur 145 njerëz në të gjithë Amerikën e veriut.

“Eshtë një mrekulli që të shoh beben dhe bashkëshortin tim”, është shprehur Kathy.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)