Maminas/Ja magazina e firmës
që porositi 613 kg kokainë VIDEO

Maminas/Ja magazina e firmës<br />që porositi 613 kg kokainë VIDEO<br>
DURRES- "Arbri-Garden" është kompania me bazë në Maminas të Durrësit, që ka porositur 613 kg kokainë nga Kolumbia, sasi rekord kjo e cila u gjet sot e fshehur në dyshemenë e një kontenieri të ngarkuar me banane.

Gazetari Arsen Rusta ka qenë i pari që ka mbërritur pranë magazinave të kompanisë në Maminas të Durrësit. Në pamjet duken ambientet e kompanisë të rrethuara nga policia, si dhe kamioni me targa DR 3819 E, i cili ka kryer transportimin e ngarkesës nga porti i Durrësit për në ambientet e kompanisë. Kontenieri është nisur nga Kolumbia, ka udhëtuar tranzit në Itali dhe Maltë, ndërsa në datën 19 shkurt ka mbërritur në Portin e Durrësit.

“Arbri-Garden” rezulton e regjistruar në QKR në vitin 2012 me kapital fillestar 20 milionë lekë. Pronari i kompanisë është Arbër Çekaj, 38-vjeç, i cili është shpallur në kërkim si porositës i sasisë rekord të drogës, e cila më pas do shpërndahej në tregun evropian, ndërsa janë arrestuar tashmë administratori i kompanisë Rolando Lushaj  si dhe shoferi, Armando Pezaku.

Kapanoni i kompanisë nuk ka asnjë emër indentifikues nga jashtë, ndërsa aty pranë ndodhen edhe dy ndërmarrje të tjera, të cilat nuk kanë lidhje me "Arbri-Garden"
kapanoni i droges maminas
(Kapanoni i kompanisë "Arbri-Garden" i rrethuar nga policia dhe kontenieri me kokainë)
arbi garden
(Kamioni me të cilin u transportua kontenieri me 613 kg kokainë)

 

 

 

 

 


arbi garden
(Magazinat e kompanisë Arbri-Garden) 

arbi garden
(Policia pranë ambienteve të kompanisë)

 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Asnjë taksë për 10 vite!' Rama fton shqiptarët në Britani të investojnë në malet e Shqipërisë

'Asnjë taksë për 10 vite!' Rama fton shqiptarët në Britani të investojnë në malet e Shqipërisë