Maminas, Rama: Banorët
vazhdojnë mbushin ujë me goma

Maminas, Rama: Banorët <br />vazhdojnë mbushin ujë me goma
DURRES- Ditën e sotme kryetari i opozitës, Edi Rama është ndalur në Maminas të Durrësit, ku ka dëgjuar problemet që shqetësojnë bujqërit dhe fermerët e zonës.

Në faqen e tij në Twitter kreu socialist Rama shkruan për vizitën e tij në Maminas dhe evidenton faktin se banorët e zonës mbushin akoma ujë me gomar, taksat e papërballueshme në bujqësi dhe naftë pengojnë prodhimin vendas, por edhe faktin që vreshtarët po zhyten në borxhe pasi kostoja e prodhimi është më e lartë se fitimi.


edi rama maminas

“Në Maminas për ujitjen e munguar, taksat e papërballueshme në bujqësi e naftën që pengon prodhimin dhe padyshim tregun për produktet vendase.
Mijëra njerëz vijnë në këtë pikë për të mbushur ujë të pijshëm gjatë dites. Rradhë e gjatë bidonash në rrugën e rrënimit.
Taksia e Ujit e quajnë gomarin në këtë zonë. Zbresin e ngjisin bidonat e ujit me gomar dhe shkruajnë borxhet në lista! Vreshtari që zhytet në borxh pas çdo sezoni sepse kostoja e prodhimit është më e lartë se fitimi”, shkruan Rama në Twitter.

rama me gomar

Më tej Rama në Twitter thekson se Partia Socialiste ka si objektiv që ta ndryshojë tërësisht këtë situatë duke dhënë dhe mënyrat e zgjidhjes.

“1.Ujitja. 2.Ulja e kostos së prodhimit duke ulur taksën e inputeve e hequr akcizën e naftës. 3.Dalja në treg = Rilindje.
Fshati në mëshirën e fatit e qyteti përballë çmimesh marramendëse për bukë apo Rilindje për fshatin e për qytetin? Kjo është zgjedhja e 2013!”, shkruan Rama.
(eç.shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë