Mamo - qeverisë: Përkujtoni
genocidin çam, jo veç Holokaustin

Mamo - qeverisë: Përkujtoni<br />genocidin çam, jo veç Holokaustin
PDIU i ka kërkuar qeverisë të marrë masa për përkujtimin e gjenocidit çam, ashtu sikundërse përkujtohet çdo vit Holokasuti.

Gjatë fjalës së tij në parlament, deputeti i PDIU-së, Omer Mamo tha se Greqia duhet të kërkojë falje për atë që u bëri çamëve, sikundërse Gjermania kërkoi falje për krimet e nazistëve ndaj hebrenjve.

Një ditë pas Kujtesës së Holokaustit, ne duhet të kujtojmë dhe të gjithë viktimat e gjenocidit grek ndaj qytetarëve të Çamërisë. Unë dhe kolegët e mi të PDIU-së, por edhe kolegë të mazhorancës dhe opozitës, jemi dëshmitarë të dhimbjes që shqiptarët përjetuan nga gjenocidi, vrasjet, dhunimet dhe dëbimet e tyre me dhunë nga shtëpitë e tyre në Çamëri. Ne përkujtuam përndjekjen e hebrenjve, po unë po flas për nënat dhe baballarët tanë, po flas për gjakun tonë, po flas për shqiptarët që jetonin dikur brenda shtetit të sotëm grek. Po flas për çamët. Do të donim shumë që shteti grek, ashtu si Gjermania që dënoi krimet e nazimit, të dënonte krimet ndaj shqiptarëve.  Ne i kërkojmë Këshillit të Ministrave ta përfshijë këtë çështje, në axhendën e saj politike dhe diplomatike dy palëshe dhe për çështjen çame të raportohet në parlament” tha Mamo.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksident në  aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur

Aksident në aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur