Man.United rikthehet te fitorja
Martial-Lingard mundin Evertonin

Man.United rikthehet te fitorja<br />Martial-Lingard mundin Evertonin<br>
Futbolli anglez nuk njeh pushim as për festa dhe pas tre barazimeve radhazi Manchester United rikthehet tek fitorja.

Skuadra e Mourinhos fitoi pastër 2-0 ndaj Everton në transfertë dhe rikthehet në vend të dytë në Premier League. Ndeshja u vendos në pjesën e dytë me Anthony Martial që shënon golin e parë.

Ishte minuta e 57-të,francezi merr një top nga Pogba dhe në kufijtë e 16 metrave dërgon topin në rrjetë me një gjuajtje të bukur. Goli i dyti ishte akoma edhe më i bukur me autor Lingard i shënuar nëntë minuta nga fundi. United mund Evertonin 2-0 dhe me 47 pikë mban vendin e dytë në Premier League.

Në ndeshjet e tjera të javës së 22-të Liverpool fitoi në frymën e fundit ndaj Burnley 2-1. Ndeshjet e tjera të kësaj jave luhen të martën në mbrëmje ku City pret Watford ndërsa java mbyllet me derbin e Londrës Arsenal-Chelsea takim që do luhet në datën 3 janar në mbrëmje.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal