Manaj: Jam kuqezi, s’ka rëndësi te Shpresa apo kombëtarja A

Manaj: Jam kuqezi, s’ka rëndësi te Shpresa apo kombëtarja A

Një nga rikthimet më të bujshme në Kombëtare është Rey Manaj, pavarësisht se ai do të luajë për ekipin Shpresa. Gjithsesi, për Manajn, nuk ka dallim midis Shpresave dhe Kombëtares A, ndërkohë sulmuesi shqiptar po vijon me grumbullimin e ekipit të drejtuar nga Alban Bushi.

 “Besoj se kanë ndryshuar pak gjëra që  nga koha e fundit që kam qenë me Shpresat, por duam të marrim rezultate dhe 2-3 lojtarë që ndryshojnë nuk do të thotë asgjë, ashtu si edhe mungesat. Fillimisht jam ftuar nga U-21. Pak ndryshime ka mes U-21 dhe A. Këtu kemi ndeshje të rëndësishme ndërsa ekipi A ka miqësore. Përgjegjësi më shumë? Përgjegjësi do kenë të gjithë lojtarët, por duhet të jap një stimul që të luaj më mirë. Dua të jem i përqendruar te loja dhe nuk jam nën presion. Kartoni i verdhë me Granadën? Kisha 4 të verdha dhe këtë ndeshje dihet që s’do luaja. E verdha ndodhi aksidentalisht dhe kur të kthehem s’kam kartonë për të shlyer”'.

Red Manaj

Kombëtarja U-21 do të luajë dy ndeshje zyrtare eliminatore për Europianin 2019 ndaj Sllovakisë, më 23 mars në “Selman Stërmasi” dhe më 27 mars në Bratislavë. Nëse ekipi Shpresa merr 4 ose 6 pikë, shanset për vendin e dytë janë të mëdha dhe mund të marë pjesë në play-off, me shpresën për t’u kualifikuar për më tej.

s.k/Shqiptarja.com

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

PD nxjerr karriget në oborrin e Kuvendit, i vënë flakën

PD nxjerr karriget në oborrin e Kuvendit, i vënë flakën