TIRANE - Persona të panjohur kanë dëmtuar mbrëmë vonë Muzeun e Alfabetit, në Manastir. Ngjarja është konfirmuar nga drejtori i muzeut, Gazmend Hoxhaj dhe nga policia në Manastir.
Në Muze është konstatuar thyerja e derës së hyrjes dhe të xhamave.
“Vitrinat ku ishte ekspozita ishin të dëmtuar dhe thyer, e dokumentet ishin hedhur nëpër dysheme. Nuk kemi informacion se kush mund të jenë autorët e kësaj vepre, por cilido qoftë ai, rasti duhet zbardhur dhe fajtorët të marrin dënimin e merituar”, theksoi Hoxhaj, sipas të cilit, kjo është hera e katërt që po dëmtohet Muzeu i Alfabetit në Manastir, por është hera e parë që ai dëmtohet brenda dhe që vihet dorë mbi dokumentet e tij.
Hoxhaj sqaron se, dokumentet e ekspozuara nuk janë origjinale, sepse origjinalet ruhen në formë elektronike, dhe se dëmi i shkaktuar ka më tepër karakter shpirtëror, sesa material. Sipas tij, vlerësimet e para aludojnë se dëmi i shkaktuar arrin në rreth 800 euro, megjithëse vlerësimin përfundimtar do ta bëjë një komision i veçantë.
Edhe policia ka konfirmuar se janë thyer xhamat në Shtëpinë e Alfabetit, dhe se po punon për zbardhjen e autorëve.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com