Manastiri i Ardenicës, atraksion për vizitorët e huaj! Turistët: Është fantastik, na pëlqen ky objekt kulti

Manastiri Mesjetar i Ardenicës edhe këtë sezon veror është shndërruar në një destinacion për vizitorët vendas dhe të huaj.Njohja përmes siteve në internet por dhe guidat turistike, kanë shtuar vëmëndjen e turistëve të huaj.

Tërheqës për bukurinë natyrore dhe trashëgiminë kulturore, 18 kilometra në Jugperëndim të Lushnjës, Manastiri Mesjetar i Ardenicës edhe këtë sezon veror është shëndrruar në një destinacion të preferuar për vizitorët vendas dhe të huaj.

Njohja nëpërmjet siteve në internet dhe guidatave turistike ka sjelle me shume te huaj në Ardenice.

“Manastiri është shumë i bukur këtu. Do të më pelqentë që gjithe dokumentetit të ishtin në italisht për të mundur të kuptoj çfarë ka brenda.  Kemi ardhur këtu për të njëjtin qëllim, ishim fillimisht në Berat dhe erdhëm për të bërë një vizitë këtu” , thotë një tursite italiane

“Guida turistike na dha informacionin, por broshura ishte shumë e dobishme  dhe interesante për të marrë më shumë informacion dhe për të na njohur më historinë e këtij Manastiri, evoluimin dhe ecurinë historike të këtij Manstiri” turist italian.

Gjeografia e turistëve në këtë vend me histori të lashtë është mjaft e gjerë jo vetem nga Europa por deri edhe deri nga Australia e largët.

“Unë vij nga Australia dhe kam ardhur këtu për pushime. Manastiri është fantastik është vërtet shumë i bukur, ngjyrat e këtij objekti kulti janë të mrekullueshme. Mora një informacion të mirë nga një broshurë dhe erdha këtu për t’u njohur mbi ato që kisha lexuar”, tha një turist australian.

Me një strukturë arkitektonike të ruajtur ndër shekuj Manastiri i Ardenicës i përket shek XIII-të dhe u ndërtua me nismën e perandorit Androniki II ne periudhën  Bizantine.

M.T/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë