Manastirliu dhe Kushi në Hungari: Po punojmë mbi projekte të përbashkëta për njohjen e diplomave të studentëve shqiptar

Manastirliu dhe Kushi në Hungari: Po punojmë mbi projekte të përbashkëta për njohjen e diplomave të studentëve shqiptar

Ogerta Manastirliu dhe Evis Kushi

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe ministrja e Arsimit, Evis Kushi kanë zbuluar detaje në lidhje me takimet që po zhvillojnë në Hungari.

Manastiurliu thotë se po punohet mbi një bashkëpunim me Universitetin Mjekësor të Budapestit në mënyrë që të kemi diploma, doktoratura dhe praktika studentore të përbashkëta. Ajo shtoi se i është bërë një ftesë rektorit të universitetit të Hungarisë që të bëjë një vizitë në Tiranë për të parë rrugët e bashkëpunimit me fokus shëndetësinë.

“Kemi diskutuar mbi rrugët e bashkëpunimit sa i përket jo vetëm praktikave në fushën mjekësore dhe atë të shëndetësisë, por gjithashtu edhe programeve të përbashkëta, tashmë besojmë se do të hedhim hapin e parë me Universitetin Mjekësor të Budapestit. Kemi diskutuar për për diploma të përbashkëta, doktoratura të përbashkëta dhe për praktika studentore që mund të zhvillohen në Hungari. I kemi bërë një ftesë rektorit të Universitetit të Hungarisë për të bërë një vizitë në Universitetin Mjekësor dhe në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza për të parë rrugët më të mira të bashkëpunimit që kanë në fokus zhvillimin e shëndetësisë. Do të ngrihen grupe punë të përbashkëta për t’i dhënë frymë këtij bashkëpunimi dhe besojmë se shumë shpejt do të finalizohet një memorandum mirëkuptimi mes dy palëve”, tha Manastirliu.

Ndërkaq ministira Kushi shtoi se po punohet që studentët tanë të kenë diploma me vlerë që të njihen edhe në vendet e BE dhe që të hapen dyert e Shqipërisë për universitet më prestigjoze europiane. 

“Ne tashmë e kemi deklaruar edhe më parë që një nga objektivat më madhor për mandatin e ri qevrisës, ashtu sikurse edhe në strategjinë kombëtare të arsimit 2021-2026, është rritja e cilësisë në arsimin e lartë dhe hapja e dyerve të universitetve tona për univeristetet më prestigjoze europiane. Në mënyrë që studentët tanë të kënë diploma më vlerë që njihn edhe në vendet e tjera të BE. Pikërisht në kuadër të këtij objektivi madhor ne jemi duke zhvilluar takime në vende të ndryshme të Europës dhe jemi duke takuar ministra arsimi e rektorë univrsitetsh për ta konkretizuar sa më shpejt këtë objektiv tonin”, tha Kushi.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Baki: 08/06/2021 07:16

    Tani skemi pu e po duhet te degjojme e shikoj.e se ku pshurrosin apo pjerdhin edhebketo sorrat.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja