Manastirliu firmos marrëveshjen e bashkëpunimit me ambasadorin Japonez: Do të financojë blerjen e pajisjeve mjekësore

Manastirliu firmos marrëveshjen e bashkëpunimit me ambasadorin Japonez: Do të financojë blerjen e pajisjeve mjekësore

Ambasadori Takada Mitsuyuki dhe ministrja Ogerta Manastirliu

Një marrëveshje bashkëpunimi është nënshkruar midis Ministrisë së Shëndetësisë dhe ambasadorit të ri të Japonisë në Tiranë Takada Mitsuyuki, me fokus rritjen e kapaciteteve spitalore.

Lajmin e ka bërë me dije në një postim në mediet sociale ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e cila nënvizon se marrëveshja e bashkëpunimit përfshin financimin për blerjen e pajisjeve mjekësore, apo mirëmbajtjen e tyre.

Gjithashtu në marrëveshje është parashikuar që të ofrohen shërbime trajnimi, këshillimi dhe shërbime të tjera të nevojshme në fushën e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale.

Marrëveshja e re është në vijim të bashkëpunimit mes dy qeverive, e cila ka pasur fokus në mbështetjen e shërbimit shëndetësor për fëmijët dhe në pajisje mjekësore të teknologjisë së lartë.

'E kënaqur që me ambasadorin e ri të Japonisë në Tiranë, Z. Takada Mitsuyuki firmosëm marrëveshjen e bashkëpunimit, që thellon mbështetjen e qeverisë Japozene për shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale në Shqipëri, për të rritur kapacitetet dhe për të çuar një hap përpara cilësinë e shërbimit për qytetarët, me investimin në pajisje të teknologjisë së lartë'- shkruan ministrja.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë