Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka publikuar një video të shkollës 9-vjeçare të Menglit në Elbasan, e cila po rikonstruktohet dhe për pak ditë do të jetë gati për nxënësit.
Në videon e postuar në rrjetin social, facebook Balla e quan histeri dhe kauzë 24- orëshe të opozitës, protestën pak ditë më parë në Elbasan, e cila sipas tij shfrytëzoi politikisht fëmijët, duke i nxjerrë në protestë.
"Shkolla e Menglit dhe histeria e opozitës për kauza 24-orëshe e përmbledhur në këtë video",- shkruan Balla. Për protestën në Elbasan pak ditë më parë u procedua nga policia edhe deputeti i PD, Boçi.