Manastirliu në Korçë, firmoset marrëveshja me bashkinë për Kartën e Studentit

Studentët e Universitetit të Korçës do të kenë mbështetje me shërbime me tarifa të reduktuara ose falas, me Kartën e Studentit.

Marrëveshja për Kartën e Studentit për Universitetin e Korçës u firmos nga ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu dhe kryetari i Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo në ceremoninë e organizuar me këtë rast në Bibliotekën e Qytetit.

“Firmosja e marrëveshjes për Kartën e Studentit bëhet realitet në Korçë, që studentët të kenë shërbime me tarifa sa më të ulura, të kenë shërbime të cilat ofrohen falas apo të kenë çmime të reduktuara në shërbime të ndryshme që ato marrin në qytet.“,- tha Manastirliu. 

Karta e Studentit sjell favore të shumëfishta edhe për studentët e Universitetit të Korçës, pas Universitetit të Tiranës dhe të Durrësit që tashmë e aplikojnë këtë kartë.

 “Studentët e Universitetit "F.S. Noli" do të përfitojnë përmes Kartës së Studentit, bileta me gjysmë çmimi për shfaqjet në teatrin "Andon Zako Çajupi" dhe hyrje falas në eventet sportive të organizuara nga klubi "Skënderbeu". Po ashtu, atyre do t'u ofrohet me tarifa të reduktuara  vizitat në Muzeun Oriental "Bratko", Muzeun e Fotografiaë "Gjon Mili", Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar, Galerinë e Arteve Digjitale në Korçë, etj.”,- tha Filo.

Studentët gjithashtu do të përjashtohen nga tarifat e pastrimit, ndriçimit dhe gjelbërimit, nëse marrin iniciativën për të hapur një biznes në vitin 2024.

Bashkia e Korçës ka lançuar edhe një program të teknologjisë dhe inovacionit që synon të transformojë qytetin në një qendër të rëndësishme të teknologjisë, duke ofruar trajnime të shumta me çmime të reduktuara për studentët përmes kartës së studentit.

Mbështetja e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për studentët përfshirë dhe ata nga Universiteti i Korçës ka qenë e vazhdueshme edhe me bursa studentore. 

“Janë më shumë se 50 mijë studentë, të cilët mbështeten me bursa, mbështeten me reduktim të tarifave të studimit apo me mbështetje të plotë sa i përket studimeve të tyre. Gjithashtu për këtë vit ne kemi bërë të mundur që të dyfishohen kuotat e bursave sa paga minimale për studentët, për 350 studentë të cilët studiojnë në programet prioritare dhe studentë të ekselencës”, tha  Manastirliu. 

MAS, për herë të parë këtë vit mbështet të rinjtë që ndjekin Arsimin e Lartë dhe me kreditë studentore, një program i ri që synon të mbulojë kostot e studimeve dhe të jetesës për studentët që nuk janë subjekt i përfitimeve të tjera. Kjo iniciativë e re do të ofrojë mundësi të mëtejshme për studentët që përballen me sfida financiare, duke u lejuar atyre të përqendrohen në studimet e tyre pa u shqetësuar për aspektet ekonomike.

 

 

K.M/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Avioni 'Embraer 190' duhej të përshkonte 500 kilometra nga Baku në Grozny: si përfundoi në anën tjetër të Detit Kaspik?

Avioni 'Embraer 190' duhej të përshkonte 500 kilometra nga Baku në Grozny: si përfundoi në anën tjetër të Detit Kaspik?