Manastirliu në qendrën e rehabilituar në Pezë: Stadard i ri shërbimi për 5600 banorë

Manastirliu në qendrën e rehabilituar në Pezë: Stadard i ri shërbimi për 5600 banorë

Ogerta Manastrirliu

Ministria e Shëndetësisë njofton se është rehabilituar qendra shëndetësore e Pezës, e cila ofron sot kushte të përmirësuara dhe një standard të ri shërbimi për 5600 banorët e Pezës.
“Rehabilitimi i kësaj qendre është pjesë e programit të rindërtimit të 300 qendrave shëndetësore dhe ambulancave në të gjithë vendin. Por ky nuk është vetëm një program që siguron kushte më të mira të infrastrukturës por edhe shërbime të integruara, me programet parandaluese dhe shërbimet bazë të kujdesit parësor, pa burokraci, me përdorimin e recetës elektronike dhe referimit elektronik, që kanë shkurtuar me 3 herë, kohën e pritjes për shërbimet e specializuara për qytetarët” – u shpreh ministrja.

Duke u ndalur te programet parandaluese, Ministrja Manastirliu bëri një ftesë për të gjitha gratë.
“Si asnjëherë më parë, programet parandaluese për gratë janë në fokus të politikave tona shëndetësore. Jemi në muajin Mars, në muajin e grave, ndaj gjej rastin të bëj një lutje për çdo grua, të gjejë pak kohë për t’u kujdesur për shëndetin e saj. Të kryejë kontrollin mjekësor bazë, testin falas për depistimin e kancerit të qafës së mitrës dhe mamografinë falas”, tha Manastirliu.

Gjatë gjithë muajit Mars vijon ofrimi i mamografisë falas në të gjithë vendin, jo vetëm në spitale por edhe përmes mamografëve të lëvizshëm, kryesisht në zonat rurale.
“Rreth 17 mijë gra kanë kryer mamografinë vetëm në 1 vit.  Është dyfishuar numri, nëse flasim për shifrat e vitit 2017 apo më herët, çka tregon për një rritje të ndërgjegjësimit për të kryer në kohë mamografinë, por edhe për zgjerimin e mundësisë për ta kryer atë në spitalet rajonale, ku janë instaluar 5 mamografë të rinj” – ka deklaruar Manastirliu.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Fiton lotarinë kombëtare, britaniku ia kalon në pasuri edhe Dua Lipas e Adele

Fiton lotarinë kombëtare, britaniku ia kalon në pasuri edhe Dua Lipas e Adele