Manastirliu nga Durrësi: Subjektet private të kenë kujdes me kushtet, do të ketë penalizime

Në bregdetin e Durrësit do të jenë 6 qendra shëndetësore sezonale, në shërbim të pushuesve të cilët do të kenë nevojë për këtë shërbim. Njërën prej tyre, stacionuar në zonën e Currilave, e ka inspektuar nga afër paraditen e sotme, ministrja e Shëndetësise, Ogerta Manastirliu. Sipas njoftimit të shpërndarë nga Ministria e Shëndetësisë thuhet se qendrat shëndetësore do të jenë në funksion të plotë në 24 orë në 7 ditë, me personel të posaçëm dhe të shtuar enkas për përballimin e fluksit veror si dhe me medikamentet e nevojshme. 

Nuk do të ketë tolerime për asnjë nga subjektet private që operojnë përgjatë vijës bregdetare, që do të konstatohen se nuk plotësojnë kriteret e duhura higjeno-sanitare. Për to do të ketë paralajmërime, penalizime deri në mbylljen e tyre.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirlliu

Një tjetër pikë e kontrollit ishte dezinfektimi i hapësirave publike. Pickimi nga mushkonjat që janë jo vetëm bezdisëse por më shumë problematike në drejtim të baktereve që mund të shpërndajnë, pritet të marrë fund brenda pak ditësh.


Ministrja e Shendetësisë Ogerta Manastirlliu gjatë inspektimit në plazhin e Durrësit

Grupet e emergjencës, një pjesë e të cilëve janë vullnetarë kanë demonstruar para autoriteve dhe plazhistëve në zonën e plazhit tek Sfinksi dhënien e ndihmës së parë tek një person i cili mund të ketë pësuar fraktura apo rrezik mbytjeje në det. 

Prefekti i Durrësit Roland Nasto dhe kreu i Shëndetit Publik Kristo Huta i kanë bërë me dije ministres masat e marra nga të gjithë institucionet në Durrës.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Aktivitetet kulturore/ Drama ‘Nepërkat’ në Teatrit Metropol, shfaqja ‘Fausti’ vjen tek ArTurbina! Çelet nesër ekspozita ‘Balona’

Aktivitetet kulturore/ Drama ‘Nepërkat’ në Teatrit Metropol, shfaqja ‘Fausti’ vjen tek ArTurbina! Çelet nesër ekspozita ‘Balona’